Bllokimi i rrugëve, KLSH gjen fajtorin tek  auditi i fshehur i ARRSH

 

Situata e rrugëve e shfaqur me reshjet e dëborës dhe acarin e këtij fillim viti, ngjan me një kronikë të paralajmëruar më herët. Ka qënë KLSH ai që ka tundur këmbanat e alarmit, ndërsa më së fundi ka dërguar në dyert e prokurorisë përgjegjësin projekteve në ARRSH Emral Nuri. Dëbora e këtij fillimviti dhe moti i acartë që përfshiu vendin nxorri zbuluar kompanitë e tenderuara nga shteti për mirëmbajtjen e tyre. Por më shumë sesa kritike, situata i ngjan një kronike të paralajmëruar. Këmbana e alarmit ka rënë vazhdimisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili jo rrallë herë i ka përplasur përgjegjësit me dyert e prokurorisë dhe gjykatave. Kallëzimi më i fundit erdhi për abuzime me tendra dhe shpërdorim detyre me By-passet e Vlorës dhe Fierit, nga ana e përgjegjësit të sektorit të Zhvillimit të projekteve të huaja dhe të brendshme në ARRSH, Ermal Nuri. Vetëm nga ai u bë një dëm ekonomik për shtetin prej mbi 9.4 mln euro dhe efekti negativ në buxhet ishte 835 mijë euro. Në shtator auditimi i bërë nga KLSH zbuloi se drejtuesi i projekteve në ARRSH, Ermal Nuri ka bërë pagesa ndaj kontraktoëve privatë për punime të parealizuara, rritje fiktive të çmimeve për zëra të ndryshëm dhe ndryshim të projektit nga ai i miratuari më herët. Nuri ka qenë përfaqësuesi i projektit edhe gjatë diskutimit të projekteve në Komisionin e Ekonomisë së bashku me specialsitë të Ministrisë së Transporteve. Për projektin e Bypassit të Vlorës e nënshkruar në 3 shkurt 2015, BERZH ka dhënë 18 mln euro kredi dhe 17 mln euro janë vendosur nga fondet IPA 2012. Ndërsa në total e gjithë shuma shkon në 55 mln euro, për 20 km projekt që fillon nga rrethrrotullimi i autostradës Levan-Vlorë. Ish-minsitri i Financave, Ridvan Bode e ka kundërshtaur miratimin e kësaj marrëveshje në atë kohë, me argumentin se granti për të është miratuar në vitin 2011-2012 duke hedhur hije dyshimi ratifikimin e marrëveshjes. KLSH ka konstatuar se për Bypasin e Vlorës kontrakta përmbante një vlerë prej rreth 40 mln euro pa tvsh dhe ajo e Fierit vlerën prej 35 mln euro. Por afati i punimeve nuk është përmbushur. Në analizën e KLSH të gjitha veprimet e konstatuara, por edhe mosveprimet e përgjegjësit të projektit Emral Nuri janë bërë me qëllim favorizimin e kontraktorit në dëm të shtetit. Por kjo nuk është i vetmi rast kur ARRSH ka neglizhuar situatën e krijuar me kompanitë tenderuese për mirëmbajtjen e rrugëve, por edhe me kontraktorët që i ndërtojnë ato. Burime për Ora News bëjnë me dije se auditimi i bërë nga një kompani e huaj e kontraktuar nga ARRSH në 2014, në raportin e saj ka pasqyruar se rrugët në Shqipëri janë jashtë standardeve të ndërtimit, duke i lënë përgjegjësi autoritetit dhe katër drejtorive rajonale në vend, të ndërhyjnë. Por kjo ashtu sikurse po tregon situata me rrugët në këto ditë të acarta nuk ka ndodhur. KLSH konstatoi këto fakte në auditim e saj ku rezultoi se dëmi ekonomik arrinte në vlerat e mbi 900 mln lekëve. Të njëjtat burime bëjnë me dije se makineritë për mirëmbajtjen e rrugëve si borëpastruese etj, janë marrë me qira nga disa kompani njëkohësisht si nënkontraktorë. Reshjet e dendura dhe ngricat kanë zënë në befasi kompanitë ku janë bllokuar akset kryesore, ndërsa kushtet e vendosura në tender për mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë sistematike koncesionarët i përmbushën fiktivisht vetëm për tu shpallur fitues. Është përgjegjësia e autoritetit të monitorojë në vazhdimëshi punën që kryejnë koncesionarët e mirëmbajtjes. Por ashtu sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar ku u ndoq penalisht adminsitratori i firmës për mirëmbajtjen e rrugëve në Korçë edhe këtë herë reshjet dërguan për ndjekje penale adminsitratorin e firmës mirëmbajtese të aksit Pogradec-Lin. Ndërsa burimet bëjnë me dije se numri i kompanive që kanë abuzuar me tenderat e fituar pa kryer asnjë shërbim është më i lartë. Ndërsa në audimin e bërë nga KLSH në muajin shtator KLSH ka konstatuar 111 shklejsh me procedurat e prokurimit, ndërsa 517 shkelje janë konstatuar me procedurat e zbatimin e punimeve.

Artikulli paraprakPENGMARRJE NË SHBA, ARRESTOHET AUTORI I ARMATOSUR
Artikulli tjetërFORMACIONI IDEAL, FIFA ZGJEDH 11-SHIN MË TË MIRË TË 2016-ËS