Bllokohen 15 pika karburanti,nuk kishin rinovuar licensat

Të paktën 15 pika të tregtimit të karburanteve janë bllokuar në Elbasan gjatë një aksioni të bashkisë së këtij qyteti, i mbështetur edhe nga Policia e Shtetit. Subjektet e ndëshkuara nga kjo masë nuk kishin rinovuar liçencat për të ushtruar aktivitetin e tyre. “Për këtë arsye, para një javë iu la një afat për shlyerjen e detyrimeve. Nga ana e subjekteve nuk është bërë dhe jemi detyruar të bëjmë bllokimin derisa të shlyejnë detyrimet që kanë pranë institucioneve përkatëse”, ka deklaruar Aurel Kaja, kryeinspektor pranë Bashkisë së Elbasanit. Në territorin e Bashkisë së Elbasanit ushtrojnë aktivitetin 60 pika karburantesh. Subjektet e bllokuara do të ruhen nga policia derisa të shlyejnë detyrimet. Aksioni do të vijojë edhe në të gjitha pikat e shitjes së gazit për ngrohje.

Artikulli paraprakDROGE, PËRLESHJE DHE PLAGOSJE NË QENDËR TË TIRANËS, PRANGOSET I RIU
Artikulli tjetërASGJESOHET GRUPI GREKO-SHQIPTAR, TRAFIKONTE DROGË NË PIRE DHE SALAMINA