AKU, gjatë një kontrolli në magazinën frigoriferike “ALB ORCA” në Tiranë ka bllokuar një sasi prej 2.5 ton peshq dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes, ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme.
Gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit. Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit njoftoi se i inkurajon operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë,
shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë t’i heqin menjëherë nga tregu.