Bllokohen 2 lokale pokeri, sekuestrohen tryezat e bixhozit dhe paratë

Policia e Tiranës ka bllokuar dy lokale ku luhej bixhoz dhe ka sekuestruar tryezat e pokerit, letrat, paratë që iu gjetën bixhozxhinjve në tryezë. Në total u sekuestruan 4 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako letrash bixhozi, një sasi lekësh dhe 1 DVR e kamerave të lokalit si dhe u proceduan penalisht pronarët e dy lokaleve. Komisariatit Nr.6 procedoi penalisht E.D., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe S.R. 29 vjeç edhe ai banues në Tiranë. Kontrolli i parë u ushtrua në rrugën “Aleksandri i Madh”, në ambientet e brendshme të lokalit në përdorim prej 33-vjeçarit. Gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar 10 persona duke luajtur poker në një tavolinë të përshtatur për lojëra fati, të cilën policia e sekuestroi Kontrolli i dytë u ushtrua në rrugën “Mikel Maruli”, në ambientet e lokalit për lloto sportive, në përdorim prej 29-vjeçarit.Aty u sekuestruan 3 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR të kamerave të lokalit dhe një shumë lekësh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGRABITJE ME DHUNË, GRUAS I MARRIN ÇANTËN ME LEK
Artikulli tjetërGJYKATA RRËZON KËRKESËN E BASHKISË PËR “VELIERËN”