Polica kufitare, Delta Forcë dhe drejtoria e qarkut Vlorë në një aksion të përbashkët kanë kapur rreth 300 kg hashash në gjirin e quajtur Petruna në gadishullin e Karaburunit.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në këtë gji ku u gjet dhe droga u kapën dhe arrestuan dy persona si të dyshuar për posedimin e sasisë.
Ata janë Elton Muco 40 vjec si dhe Olsi Ylli 30 vjec. Sipas burimeve nga policia kufitare droga ishte e fshehur në këtë gji dhe priste për t’u ngarkuar dhe me pas transportuar drejt Italisë.