Vlorë, bllokohen 700 kg kanabis në Akërni, gati për trafik në Itali

Sekuestrohen 700 kg kanabis në Akërni, gati për trafik në Itali. Lënda narkotike e paketuar në 28 pako, po transportohej me një furgon pa targa. Në furgon u gjetën edhe disa bidona me bezinë, ndërsa në mbrëmje kanabisi do të trafikohej për në Itali me gomone. Policia pas sekuestrimit të kanabisit ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar poseduesin. Operacioni është zhvilluar nga policia kufitare dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me Delta Forcë. Ndërkohë që mbrëmë u bllokua në det në gomone me 600 kg kanabis e nisur nga Shqipëria me destinacion Italinë.

Artikulli paraprakRISHFAQET VATRA E ZJARRIT NE THETH
Artikulli tjetërHELMOHET FAMILJA ME 17 ANËTARË, 6 PREJ TYRE FËMIJË