⚠️ NJOFTIM I RËNDËSISHËM
▶️ Bashkia Shkodër njofton të gjithë qytetarët se për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve gjatë ditëve festive, rruga “Besnik Sykja” që lidh sheshin Dervishaj me pedonalen rruga “28 Nëntori”, do të bllokohet nga ora 17:00 – 00:00, duke nisur që nga dita e sotme deri në datën 1 Janar 2025.
▶️ Të gjithë qytetarët që frekuentojnë këtë segment rrugor, qarkullimi do të kryhet nga rruga “Babej” në drejtim të rrugës “Dragushej” e cila vijon trafikun drejt rrugës “Edith Durham” në sheshin “Perash”.
▶️ Udhëtarët do të orientohen për lëvizjen e tyre nga efektivë të Policisë Bashkiake.
▶️ Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve për këtë ndryshim të lëvizjes, për të krijuar kushte sa më të sigurta për këmbësorët në këto ditë festive ku Shkodra është kryefjalë e festës.
Faleminderit
Artikulli paraprakMOZAMBIKU NË KAOS PAS PROTESTAVE, 33 TË VDEKUR NGA REVOLTA NË BURG DHE MBI 1500 TË ARRATISUR
Artikulli tjetërPREZANTOHET NË LEZHË NJË NISMË E RE PËR TË ZBULUAR VENDET ME RËNDËSI HISTORIKE DHE KULTURORE