Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, janë shndërruar gjithashtu një rrezik serioz edhe për produktet ushqimore që konsumojmë, kjo si pasojë e papërgjegjshmërisë së tregtarëve. Gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU janë gjobitur 4 biznese, të cilët shisnin produkte të skaduara, pa etiketë si dhe në kushte higjeno-sanitare jashtë çdo standarti.

Kontrolleve nga Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit nuk i ka shpëtuar qyteti i Shkodër, ku janë asgjësuar rreth 48.7 ton produkti “farë misri” e papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektorëve dhe të Drejtorisë të Tatimeve.

Ka rezultuar me shkelje edhe një market në Korcë ku përpunohej qumështi si dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djath i bardhë dhe djath kaçkavall), u evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit.

Këto biznese janë gjobitur me masat ndëshkimore sic parashikon ligji dhe ndërprerje e aktivitetit” deri në plotësimin e këtyre kushteve”, njofton AKU.

Artikulli paraprakPARA E TETRAPLEGJIKËT SHKODËR, VONESA ME KEMPIN
Artikulli tjetërPËRFORMANCA E BUXHETIT 2018 NË BASHKINË E LEZHËS