Dy skafe u bllokuan gjatë ditës së hënë, 8 shkurt, në ujrat e Adriatikut.
Fillimisht ishin autoritetet italiane ata që vunë në pranga dy skafistë shqiptarë, ndërsa orë më vonë, edhe policia Kufitare Shqiptare informoi për bllokimin një skafi të ngjashëm. Policia shqiptare informon se mjeti i ndaluar në brigjet italiane nuk ishte regjistruar në regjistrin tonë, ndërkokë mjeti i cili u kap në brigjet e Vlorës ishte regjistruar. Duke u rikthyer në itali, atje mediat raportojnë se skafi që dyshohet se kishte si destinacion brigjet tona u kap pas një ndjekjeje prej 1 orë e 30 minuta në det. Gjatë kësaj kohe, dy skafistët të identifikuar tashmë si shqiptar hodhën në det objekte të ndryshme. ndërsa pas bllokimit në skafin 7 metra të gjatë u gjetën sasi të mëdha benzene, cka përfocon idene se do ndërmerrte një udhëtim. Mediat italiane raportuan se një nga të arrestuarit rezulton me precendenë në fushën e trafikut të drogës. Agjensitë italiane të informacionit bëjnë me dije se policia financiare italiane e qytetit të Barit në bashkëpunim me atë të qytetit të Tarantos kanë arrestuar dy skafistë shqiptarë pranë brigjeve të komunës së Kazalabate në provincën e Leces. Dy skafistët po udhëtonin nga brigjet italiane drejt anës tjetër të Adriatikut. Dy shqiptarët me inicialet L.K 34 vjec e R.M 26 vjec po udhëtonin pas orës 22.00 të natës së 6 shkurtit me një skaf të tipit Open , 7 metra i gjatë me dritë të fikura e me lëvizje të dyshimta, e rreth 9 milje larg brigjeve të Kazalabates. Thirjes së rojes bredetare italiane për t’u ndaluar ata i janë përgjigjur duke u larguar me shpejtësi të lartë e ndërsa hidhnin në det objekte nga bordi i skafit të tyre. Për mbi një orë e gjysëm roja bregdetare është vënë në ndjekje të skafistëve, të cilët gjatë një manovre të rrezikshme për t’ju shmangur kapjes janë përplasur me anijen italiane të patrullimit. Gjatë përplasjse një nga skafistët shqiptarë ka përfunduar në det, duke u shpëtuar më pas nga forcat bregdetare italiane. Skafistë i dytë i cili ka vazhduar udhëtimin e tij me skaf u ndalua rreth 16 milje larg ujërave të Kazalabate. Në bordin e skafit të shqitparëe janë gjetur shumë bidona benzine shenjë e një udhëtimi të gjatë të parashikuar prej tyre. U verifikua gjithashtu se motori i skafit nuk ka numër regjistrimi. Mediat italiane informojnë se Policia italiane është në kontakt me Policinë e shtetit shqiptar për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje. Pak ditë më parë një operacion i Policisë finaciare italiane ka cuar në sekuestrimin e 500 kg marijuanë e hedhur në det nga një gomone e dyshuar që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.