AKU ka bllokuar katër ngarkesa produktesh: lëngje frutash, pije energjike dhe kripë në pikat kufitare Morinë, Hani i Hotit dhe Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për një ngarkesë me 20.4 ton lëngje frutash nga subjekti ALFA.sh, që vinin nga Serbia. Siç njofton Autoriteti Kombëtar i ushqimit, kjo sasi e lëngjeve ishte drejt skadimit.

Ndërkohë, janë kthyer në vendin e origjinë edhe dy ngarkesa të mëdha kripe për përdorim të përditshëm, 2.7 ton “Krip Himalaje” e kompanisë ” Lindi AL” nga Maqedonia dhe 21 ton kripë nga Gjermania. Kjo sasi e madhe kripe u bllokua pasi ka rezultuar se etiketat e produkteve nuk përmbanin të dhënat kryesore si: niveli i jodit, data e skadencës dhe e prodhimit.

Gjatë një tjetër kontrolli në doganën e Hanit të Hotit janë kthyer në vendin e origjinës edhe 4043 kg pije energjike RED BULL, të cilat vinin nga Rumania nga “Barcen Distribution shpk”. Kjo ngarkesë kishte mangësi dokumentacioni, e cila nuk u plotësua edhe pasi iu bë e ditur kompanisë që kryente importin e këtij produkti.

Nga kontrolli i ushtruar në praktikën e importit të një ngarkesë me 20.4 ton lengje frutash (nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri) u konstatua se nuk permbushnin kerkesat ligjore te sigurise ushqimore per jetegjatesine (produkteve ju kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011.

Per krte arsye, AKU ndaloi hyrjen e mallrave ne Shqiperi dge urdheroi kthimin e ngarkeses ne vendin e origjines. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit te sigurise ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në vendin tonë.

Artikulli paraprak600 METËR RRUGË PENG I MUNGESËS SË INVESTIMIT
Artikulli tjetërPOSTBLLOK POLICIE NË RRUGËN E PREKALIT