Pjese masiv guresh kane bllokuar sërish aksin rrugor Tamarë – Vermosh në njësinë administrative Kelmend në Malësinë e Madhe.
Diten e sotme është konstatuar se gurët kanë bllokuar totalisht kalimin ne aksin sapo kalon Tamaren dhe deri ne Vermosh. Shkak i këtij bllokimi është bërë rreshqitja e gurëve .
Aktualisht ky aks rrugor ne disa pjese te ketij segmenti eshte pothuajse i pakalueshem. pushtetit lokal dhe qeveria, nuk kanë marre asnje veprim per pastrimin e rruges. banoret ndjehen teper te shqetësuar , pasi e bën të pamundur levizjen e automjeteve.
Sic mund ta shikoni edhe nepermjet pamjeve, guret e rëne ne rruge kane demtuar rënde argjinaturen dhe parmaket mbrojtes te ktij aksi.
Nje shqetsim ne lidhje me bllokimin e ketij segmenti , e kane shprehur edhe disa shofer nga Mali i zi, te cilet kane theksuar se rruga perben nje rrezik te madh nga rreshqitja e dherave dhe gureve, te nje sasie shum te madhe,
te cilet mund te krijojne pasoja te renda per kalimtaret dhe Kjo është hera e dytë brenda nje muaji që ky aks bllokohet .
Sikur te mos mjaftonte bllokimi i rruges nga sasia e madhe e gureve, ne keto zona vazhdojne edhe reshjet e debores, ku ditet e fundit kane sjellur nje perkeqesim ne zonen e Kelmendit. Ne qafen e Perdelecit trashësia e e bores ka arritur ne 80 centimetra.
Sipas banoreve nje problem te madh ka sjelle edhe mungesa e Kryetarit te kesaj njesie administrative qe nga data 16 mars.
Ne kete njesi, mungon sherbimi per komunitetin e kesaj zone, nevoja per marrjen e dokumentave te ndryshme prane ketij institucioni ka bere qe banoret te ankohen prane mediave.