Kjo është situata në një nga rrugët e fshatit Golem të njësis administrative Rrethina në Shkodër. Prej më shumë se 5 vitesh për shkak të tejmbushjes së kanalit vaditës nga mbeturinat uji del në rrugë duke e bërë të vështirë kalimin për këmbësorët.
Akoma më i vështirë kalimi në këtë rrugë është për fëmijët të cilët do të nisin vitin e ri shkollor javën që vjen. Një nga banorët që jeton atje shprehet se shpesh herë janë të detyruar të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë për shkak se gjatë dimrit kalimi në rrugë bëhet akoma dhe më i vështrë.
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë diçka për zgjidhjen e këtij problem.
Një problem tjetër shqetësues për banorët e fshatit Golem janë dhe hedhja e mbeturinave të cilat gjenden në çdo rrugë të fshatit.