Një sasi prej 10 kg kanabis është sekuestruar në një automjet në Sarandë. Lënda narkotike u kap pas informacioneve që policia kishte marrë nga qytetarët.
Bllokimi i automjetit bë fshatin Mursi të Konispolit.
“Pas kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa” thotë policia.

Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.
Ja njoftimi i plotë i policisë:Parandalohet dhe goditet një tjetër rast me lëndë narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë narkotike në një automjet.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e shitjes së lëndëve narkotike, dyshuar për qëllime trafikimi, falë edhe informacionit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën ku kanë bërë të mundur bllokimin e një automjeti të dyshimtë në fshatin Mursi të Konispolit.

Pas kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 10 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Menjëherë iu bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit L.K., 53 vjeç, dhe shtetasit tjetër shoqërues J.Sh., 31 vjeç, të dy me banim në Gjirokastër.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakHAJDINI THYEN HESHTJEN, “NUK JAM UNË GRABITËSI I RINASIT”
Artikulli tjetërKAPET HAJDUTI I GARAZHEVE NË TIRANË