Bllokimi i proçesit të rindërtimit nga tërmeti në Bashkinë Lezhë, u bë objekt diskutimi edhe në Kuvend.Në seancen e fundit plenare Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Meteliaj, ngriti shqetësimin e 56 familjeve të cilët vijojnë të jenë të pastreha prej pesë vitesh dhe ende nuk ka asnjë dritë jeshile për rindërtimin e banesave të tyre.
Proçesi i rindërtimit në Bashkinë Lezhë ka stopuar prej më shumë se dy vitesh, për shkak të rritjes së kostos së ndërtimit. Ndërkohë pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të bashkisë nuk e ka alokuar ende shtesen e fondit për ndërtimin e 56 banesave, për familjaret e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të.