Një vendim absurd është marrë nga bashkia Shkodër e cila ka vendosur që nga ora 17:00 deri në orën 24:00 të bllokojë për një muaj me radhë zonën kryesore të Shkodrës. Kështu që nga pjesa e ish 5 heronjve në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” dhe deri tek kryqëzimi i ish degës nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në fashën e orarit 17:00-24:00 duke bllokuar gjithë këtë zonë. Në fakt ky vendim i pastudiuar ka paralizuar plotësisht qytetin e Shkodrës në orët e pasdites dhe të mbrëmjes deri në darkë vonë duke çorientuar totalisht jo vetëm shkodranët por edhe gjithë vizitorët e tjerë vendas apo turistë të huaj që do zgjedhin Shkodrën në këtë ditë festash.

Ky vendim aspak normal i bashkisë Shkodër për të bllokuar artieren kryesore të Shkodrës nuk është pritur aspak mirë nga të gjithë e aq më tepër nga ata që banojnë nga pjesa e ish 5 heronjve deri tek kryqëzimi i ish degës të cilët për çdo emergjencë të mundshme apo problem që mund të kenë nuk mund të lëvizin me makinë nga ora 17:00 deri në orën 24:00. Ndërkohë një dëm të madh ky bllokim i këtij aksi kryesor ka shkaktuar edhe për dhjetra biznese që operojnë në këtë zonë.

Në një kohë kur bashkia duhej të ishte partner me biznesin dhe t’i vijë në ndihmë aq me tepër në këto ditë festash kur puna supozohet të jetë më e madhe, bashkia Shkodër merr këtë vendim i cili praktikisht në këto festa eleminon totalisht bizneset e gjithë kësaj pjese të rëndësishme. Banorët bashkë me bizneset nuk e kanë pritur aspak mirë bllokimi e rrugës kryesore të Shkodrës për 7 orë me radhë në kulmin e festave. Ndërkohë nga një vëzhgim i Star Plus pas orës 17:00 lëvizja në këtë aks të bllokuar e automjeteve nuk është aspak e lartë në dy anët e rrugës çla tregon se ky vendim është totalisht i pastudiuar.

Artikulli paraprakNXITJA E TË RINJVE PËR KRIJIM LETRAR
Artikulli tjetërZONAT KRYESORE TË SHKODRËS PA ZBUKURIME!