PAS RIKONSTRUKSIONIT PJESË TË SHESHIT MBUSHEN ME PELLGJE UJI.Kështu do të shprehej nënkryetari i Bashkisë Shkodër Ahmet Omi pas rikonstruksionit që u bë në bllokun e pallateve “Vau Dejës” në qytetin e Shkodrës.

Pa u bërë një muaj, ai shesh me vetëm pak reshje shiu ka nisur që në pjesë të ndryshme të mbushet me ujë. Uji ka mbetur në mes të rrugës çka tregon se ai investim nuk është bërë siç duhet.Një banore e njërit prej pallateve aty thotë se uji mblidhet në hyrjet e pallateve dhe se parkimi i mjeteve bllokon balkonet e kateve të para gjë që sipas saj nuk duhet të ndodhë.Fondi për ish-bllokun e pallateve “Vau Dejës” u dha nga fondi i zhvillimit të rajoneve me një vlerë prej 287 milionë lekë të vjetra dhe u zbatua nga Bashkia Shkodër. Mesa duket kanalizimet apo nivelimi i rrugës nuk është bërë siç duhet duke sjellë kështu problemet e para.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/GWzGJH39b48″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTRAGJEDIA NË MAL TË ZI, KTHEHEN TË PLAGOSURIT
Artikulli tjetërVERIU NËN SUNDIMIN E DËBORËS