Gjykata e Sarandes ka liruar sot biznesmenin e kondicionereve Dh.N, 36-vjec, i arrestuar tre dite me pare pasi ne banese sipas policise ju gjeten 2 arme zjarri luftarake dhe 1 revolver sportiv.
Qysh ne fillim biznesmeni sarandiot mbajti qendrim mohues duke thene se ato jane arme artizanale te blera ne tregun e suvenireve ne Greqi, por megjithate policia e arrestoi me dy akuza. Shkak per kontrollin ishte fakti qe banesa e biznesmenit ndodhej pas Supermarket “Halo”, ne te cilin u vodhen 200 mln lek nga kasaforta te shtunen e kaluar. Biznesmeni tha se i ishte prishur pajisja e rregjistrimit te kamerave DVR dhe ndaj nuk mund ta ndihmonte policine, por nje kontroll ne banese per te vertetuar kete gje, i zbuloi atij “armet”.
Gjykata megjithate vendosi ekspertim per 2 revolverat dhe 1 pistolete, edhe pse dukshem ato jane jashte funksionit luftarak.