Një bloger i famshëm, Nuseir Yassin, ka vizituar Shqipërinë. Një nga detajet më të veçanta që i ra në sy është fakti që në vendin tonë ka shumë kafene.
Ai ka publikuar një video 1 minutëshe në Facebook ndërsa i bën reklamë Shqipërisë.
“Ky shtet i vogël i Evropës nuk prodhon kafe.
Por Shqipëria ka numrin më të madh të kafeneve për banorë,”-shprehet ai.
Ndërsa vë në dukje faktin se nuk ka Starbucks.
“Në çdo cep ka nga një kafene. 1 kafene për 169 njerëz dhe nuk ka asnjë Starbucks.”
Nuseir u ka bërë thirrje njerëzve të vizitojnë Shqipërinë duke e përshkuar si në vend mikëpritës dhe ku kafja kushton lirë.
“Shqipëria është një vend mikëpritës dhe kafenetë në vend janë të lira, të shijshme dhe mos hezitoni ta vizitoni,”-thotë blogeri.
Video e postuar në Facebook është ka marrë mbi 1.8 milionë klikime.