Bregdeti i Lezhës pritet të çertifikohet së shpejti nga Bashkimi Evropian me Blue Flag, flamuri blu vendoset në ato plazhe me uje të paster e që ofrojnë siguri për pushuesit.Diçka e tillë bëhet e ditur nga Drejtori i Projekteve Strategjike dhe Evropes në Bashkinë Lezhë, Elson Frroku sipas të cilit ky projekt do ti ndihmojë për të krijuar konceptin e plazheve të pastra.

Bashkia Lezhë i ka përmbushur disa prej kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe në këtë mënyre shqipëria do të përfaqësohet përmes Lezhës me flamurin blu.

Bashkia e Lezhës së bashku me disa qytete të Italisë dhe Malit të Zi është bërë pjesë e projektit të Bashkimit Evropian, nentorin e vitit 2023.

Artikulli paraprakRAMA NË SHKODËR, INSPEKTON MJEDISET E JASHTME TË STADIUMIT ME KREUN E BASHKISË DHE PRESIDENTIN E VLLAZNISË
Artikulli tjetër“FIJE JETE” PËR VAJZAT DHE GRATË