Ben Blushi ka thënë se në Shqipëri sa më shumë i dëmton interesat kombëtare, aq më lart ngrihesh në piedestal.
Kjo deklaratë u dha nga Lezha, ku prezantoi sot librin “Kandidati”, ndërsa komentoi situatën në vend, duke e paralelizuar me librin. “Kjo tregon sesa poshtë ka rënë morali jonë këto 25 vjet, çka nuk ndodh askund. Mund të kesh gjeni, nobelist, por nëse vendos të bashkëpunosh me pushtuesin, je kolaboracionist dhe Europa këtë ka ndarë. Në Shqipëri sa më shumë i dëmton interesat kombëtare, aq më lart ngrihesh në piedestal. Kjo është e vërtetë në sensin historik por dhe në ditët tona. Shumë njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë, nderohen, vlerësohen, quhen rilindas, patriotë, njerëz të vlefshëm”, deklaroi Blushi. Ai tha se parimet deformohen nga regjimet, por në fund të fundit ato mbeten dhe historia njerëzore ka treguar se parimet mbeten ndërsa qeveritë ndryshojnë.
/ Star Plus TV /