Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas protestës së opozitës sot në Tiranë. Blushi shprehet se dhjetëra e mijëra shqiptarë patriotë dridhën sonte nga themelet regjimin kriminal të kryeministrit Edi Rama. Ai shton se ky regjim do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë. Sipas tij, mosbindja civile do të vijojë deri në fitore.
“Edi Rama dhe ky regjim kriminal do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë!
Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje për dhjetëra mijëra shqiptarë patriotë që dridhën sonte nga themelet Narkoshtetin! Mosbindja civile nuk do të ndalet deri në Fitore”, shkruan Blushi.