Ben Blushi ka vendosur të largohet nga Partia Socialiste pas një debati të vazhdueshëm për disa kohë me kreun e partisë Rama.
Ndërkohë që po largohej nga partia ai shkëmbeu edhe disa batuta me Ramën. Ky i fundit tha se Blushi kishte bërë të paktën diçka të mirë gjatë drejtimit të PS-së nga ai, kishte publikuar dy libra duke sjellë edhe reagimin e këtij të fundit. Blushi do t’i përgjigjej Ramës duke thënë se shkrimtarët atë punë kanë, të bëjnë libra, ndërkohë që qente merren me librat. Blushi paralajmëroi edhe publikimin e dy romaneve, njëri do të fliste për dritën dhe tjetri për errësirën, shkruan Albeu.com. Blushi e publikoi sot njërin prej tyre. E ka titullin “Kryeministri”, por nuk ka dhënë ende shpjegime nëse ky është romani për “dritën” apo “errësirën”.