Komisariati i Policisë Shkodër në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së merkure janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacioneve të shtrira në pesë fshatra kanë asgjësuar mbi 7 mijë rrënjë kanabis.   Bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.   -Në fshatin Palaj, në Shoshë,në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 13 parcela me 4302 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.  -Në fshatin Pepsumaj, në Shoshë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 4 parcela me 1370 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.  –Në fshatin Kasnec, në Pult, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 350 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.  -Në fshatin Vuksanaj, në Shalë, Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 13 parcela me 920 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.  -Në fshatin Pjollaj, në Shalë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar: 2 parcela me 503 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 

Artikulli paraprakKRUJA PENGOHET NGA EKIPI EL HAJER, NUK DEL NË STËRVITJE
Artikulli tjetërMAKINA PERPLAS BICIKLETEN