Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë me Policinë Italiane, duke arrestuar 22 persona, dy prej tyre janë kapur në Tiranë.

Operacioni i koduar “Boaster” ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në Shqipëri dhe Itali.

Policia e Shtetit: “Në operacion janë përfshirë strukturat, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, D.V.P. Durrës, Tiranë dhe Elbasan. Janë arrestuar gjithsej 22 persona si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së. Nga 22 shtetasit e arrestuar, 2 prej tyre janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit” Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim.

Të arrestuarit në Shqipëri janë:

1-Enea(Eldi) MILLA (DOMA), 32 vjeç, lindur në Tiranë,

2-Adriatik ALSHABANI, 29 vjeç, lindur në Durrës.

Mediat italiane: Në javë trafikonin 50 kg heroinë Ndërkohë sot në mëngjes mediat italiane raportuan për këtë operacion, ku mes të arrestuarve kishte shqiptarë, tuniziane dhe rumunë. Sipas policisë italiane që prej nëntorit të 2014 deri në tetorin e 2015 personat e arrestuar kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kryesisht për rajonet e veriut të Italisë. Kjo organizatë kriminale trafikonte në javë 50 kg heroinë. Operacioni vijon ende dhe në përfundim të tij do t’ju bëjmë me dije edhe emrat e të arrestuarve në Itali .

Artikulli paraprakFIER, GRABITEN 220 MILIONË LEKË NË NJË DYQAN ME ELEKTRO-SHTËPIAKE
Artikulli tjetërKORRUPSIONI NË USH, ARRESTOHEN DY SHTETAS