Deputetët e PD-së, kanë dorëzuar zyrtarisht sot në kryesinë e Kuvendit, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së McGonigal.
‘Do e nxjerrim Ramën nga aty ku është fshehur. Në mënyrë të çuditshme del nga skype dhe mundohet që të justifikohet. Jo vetëm komisioni do t nxjerrë nga kamarja por edhe protesta e 11 shkurtit.
E dimë shumë mirë se nuk duan që ta pranojnë, por rregullorja e përcakton qartë kur ¼ kërkon ngritjen e komisionin është detyrë e Kuvendit që ta pranojë. Do të vijë si çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni. Është detyrim ligjor dhe kushtetuese.’- tha Boçi