Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë bëri thirrje për dhunë, revoltë dhe shembjen e dyerve të godinës së qeverisë.

Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’.

“Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion. Të dashur miq, ai që është larguar shihni mirë se çfarë bën, këto godina i mbyll dhe na takon ne t’i shembim ato porta dhe t’i hapim ato dyer. Duke i hapur ato dyer i korruptuari kryeministër gjendet pas hekurave. Vetëm kështu e marrin në dorë njerëzit fatin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të vazhdojmë betejën tonë të vështirë. U them atyre që mundohen të mbyllin këto porta, që duan të burgosin Sali Berishën, që ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit”- tha Boçi mes të tjerash.

Artikulli paraprak‘O SOT O KURRË’/ ME FLAMUJ TË SHQIPËRISË DHE TË PD-SË, QYTETARË TË SHUMTË MBUSHIN SHESHIN
Artikulli tjetër‘RAMA MBJELL FRIKË’, BARDHI: NË KULLA PASTROHEN PARA