Pas tensionit të shkaktuar sot në Kuvend, ku numri dy i demokrateve spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, vjen reagimi nga Garda e Republikës si edhe Policia e Shtetit.

Në një deklaratë shpërndarë mediave thuhet se kanë nisur hetimet për agresionin e kryer dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.

Deklarata e plotë:
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.

Artikulli paraprakTENSION NË KUVEND, RUÇI PËRJASHTON PALOKËN: DIL JASHTË
Artikulli tjetërËNDRRA E 18-VJEÇARIT PËR TU BËRË VETERINER