Kantautori shqiptar Bojken Lako mund të jetë ndër të vetmit shqiptarë, që ka patur fatin të jetë në një prej aktiviteteve më të rëndësishme të muzikës botërore, “Grammy Awards 2016”.

Artisti shqiptar, i gjendur në Los Angelos këto ditë, ka qenë pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjave të çmimeve prestigjoze, si i ftuar special i një producenti nga New York, i njohur me emrin NoahStradamus, ose Noah Mrnacaj. Ky i fundit, i cili ka në pronësi një shtëpi diskografike, ka qenë i nominuar dy herë për çmimet Grammy. Aktualisht Noah dhe Bojken po punojnë për një shtëpi të re diskografike, që do të përfshijë artistë të rinj shqiptarë duke i dhënë mundësi këtyre të fundit mundësinë për të prezantuar muzikën e tyre në të gjithë botën. Muzika e publikuar nga producenti amerikan, ka një ndër shpërndarje ndër më të mëdhatë në të gjithë botën, ku shumë nga këngët janë pjesë e aktiviteteve si “Grammy Awards”.

Artikulli paraprak10 VITE PA KOLLOSIN E LETRAVE, FREDERIK RRESHPJA
Artikulli tjetërBE-ja dhe Turqia mbajnë samit për migrantët