Lojtarët e Vllaznisë në basketboll për meshkuj bojkotuan stërvitjen për shkak të uljes së trajtimit ushqimor mujor. Menjëherë pas kësaj proteste ai që ka reaguar është drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi.

Fillimisht Kroqi zhvilloi një takim me kapitenin Damian Bekteshi dhe trajnerin Fatjon Taraboshi duke i sqaruar ata por basketbollistët nuk u bindën dhe bojkotuan stërvitjen. Drejtori Kroqi tregon se çfarë ka ndodhur dhe përse ka ardhur kjo situatë.

Drejtori Kroqi shprehet se kërkesa e basketbollistëve të Vllaznisë që trajtimi mujor ushqimor të jetë 250 mijë lekë të rinj do të realizohet.

Në rast se kërkesat e skuadrës së meshkujve të basketbollit plotësohen duke e rritur trajtimin ushqimor me afro 50 mijë lekë të rinj atëherë lojtarët pritet që t’i rikthehen seancave stërvitore duke lënë pas bojkotin e tyre.

Artikulli paraprakKAZINOTË, KISHA PËRSHENDET VENDIMIN E QEVERISË
Artikulli tjetërREFUZOI TË ÇONTE NË BURG MARTINAJ, SHKARKOHET DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË BURGJEVE