Bojkoti, PPE thirrje Bashës: Futuni në zgjedhjet e 18 qershorit
Ka nisur mbledhja e thirrur me urgjencë nga Lulzim Basha me grupin e PD, ndërkohë që po zhvillohet edhe video-konferenca me Presidentin e Partive Popullore Europiane, Jozef Daul, McAllister dhe Hahn. Basha ka folur para videokonferences, ka parashtruar gjithë situatën dhe ka thënë se Rama nuk tërhiqet nga asnjë gjë. Sipas burimeve mësohet se Daul, McAllister, Hahn i kërkojnë PD të rikthehen në tryezën e negociatave dhe të futen në zgjedhje. Gjithashtu kanë garantuar të njëjtën ofertë të javës së kaluar. “Daul, Hahn dhe McAllister duan të na ndihmojnë, të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Topalli. “Zgjedhjet do të njihen pavarësisht vendimit tuaj për të marrë pjesë apo jo. OSBE-Odihr dhe këshilli i Evropës do të monitorojnë zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore”,mësohet të ketë thënë Komisioneri Hahn. Në fokus të mbledhjes është vendimi i demokratëve për të bojkotuar ose jo zgjedhjet e 18 qershorit, pasi disa figura kryesore i dolën kundër. Mbledhja e grupit vjen pas kritikave të një dite më parë të tre deputetëve Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli se Basha kishte shmangur diskutimet dhe konsultat me forumet drejtuese të PD sa i takon vendimit për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare. Në mbledhjen e PD janë edhe aleatët. Burime nga mbledhja e PD: Mund të votojmë Vettingun para zgjedhjeve. Topalli: Ndërkombëtarët duan të na ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje. Ndërkombëtarët i kërkojnë Bashës që të ndërpresë bojkotin dhe të futet në zgjedhje. McAllister i ka përsëritur ofertën e pak ditëve me pare Bashes “Garantojme oferten e 25 Prillit” Basha u shpjegon situatën sipas PD Jozef Daul, McAllister dhe Hahn. Nis video-konferenca me Presidentin e Partive Popullore Europiane, Jozef Daul, McAllister dhe Hahn. Basha pranon video-konferencën e Jozef Daul me deputetët e PD. Lulzim Basha ka pranuar që presidenti i Partive Popullore Europiane, Jozef Daul, McAllister dhe Hahn, të bëjnë një video-konferencë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe aleatët e opozitës në orën 18:30. Video-konferenca është kërkuar në Bruksel prej deputetëve kritikë me Bashën, të cilët ishin të shqetësuar që Basha nuk po konsultohej me deputetët për vendimin e bojkotit. Përgatitjet për video-konferencën kanë nisur në mesditën e sotme, ndërsa të pranishëm nuk do të jenë vetëm deputetët e PD, por edhe aleatët e opozitës. Brukseli dhe PEE kanë bërë thirrje disa herë që opozita duhet të futet në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa sinjali i parë për zgjidhjen e krizës ishte ‘PO’-ja që Basha i tha sot Nishanit për takimin me Ramën. Basha takon Berishën para mbledhjes së grupit Pak minuta para mbledhjes së grupit të PD-së në selinë blu, kryetari Basha është takuar me ish-kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit. Ky takim ka ardhur dhe pas pranimit të ftesës së Nishanit për dialog. Pak minuta më parë Basha pranoi ftesën e Nishanit për dialog. Takimi i Bashës me Berishën vjen në një situatë jo të qetë brenda selisë blu, pasi dhe një ditë më parë shprehën qëndrime kritike Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Eduart Selami.