Rrjeti elektrik në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë vijon të jetë një problem shqetësues për banorët. Ata thonë se prej më shumë se 30 vitesh nuk është ndërhyrë në rrjetin elektrik pavarësisht shqetësimeve të ngritura herë pas here.
Banorët i bëjn apel institucioneve përgjegjëse të marrin masa për të ndërhyrë në rrjetin elektrik.
Mungesa e investimeve në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë e ka bërë edhe më të vështirë jetesën e banorëve. Sipas tyre kjo zonë është lënë në harresë nga institucionet përgjegjëse.