Mbrëmja e djeshme ka qenë festive në stadiumin e Lezhës, aty ku vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj kanë fituar kundër kundërshtarëve respektivë dhe kanë siguruar titujt kampionë në boks.

Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos. Boskieri shqiptar numëroi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen. Stadiumi “Besëlidhja” i Lezhës ishte mbushur i gjithi në mbështetje të vëllezërve Bakaj.

Kjo fitore është e 12-ta në karrierën profesionale të Robertos si boksier. E veçanta është se të gjitha fitoret janë mbyllur me “KO”.

Vëllai i vogël, Amarildo Bakaj ka fituar titullin “Wbo Youth”. Boksieri lezhjan triumfoi kundër ganezit Jonathan Mbanugu. Bakaj ia doli me “Knock-Out” t’i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierë, pasi kishte 10 fitore dhe asnjë humbje.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA KALIMTARE, SI PARASHIKOHET MOTI PËR KËTË JAVË
Artikulli tjetërKRIPTOVALUTAT MARRIN GODITJE HISTORIKE, BITCOIN DHE SIMOTRAT NË RËNIE DRASTIKE, 18% BRENDA NJË DITE! TREMBEN INVESTITORËT