Ekipi i Shqipërisë në Boks ka bërë stërvitjen e fundit në Shkodër ku do të niset drejt Bullgarisë për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të boksit. Pasi kanë mbyllur fazën përgatitore 10 ditore në Razëm, tashmë boksierët janë duke u stërvitur në palestren e vjetër. Kjo për shkak dhe të prishjes së palestrës për shkak të rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi”.
Nisur nga kjo dhe vetë trajneri i ekipit kombëtar Zef Gjoni nuk ka qëndruar pa përmendur një fakt të tillë. Në lidhje me synimin e boksierëve të tij, Gjoni ka sqaruse do të jetë një kampionat i vështirë pasi sportistët shqiptarë nuk janë stërvitur në kushtet maksimale. Shqipëria në kampionatin europian do të marrë pjesë me 4 boksierë. Konkretisht në peshën 56 kg, Krenar Zeneli. Në peshën 69 kg, Albi Sorra. Asmer Bilali do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 75 kg dhe Christian Dema në peshën 91 kg. Në këtë kampioantin marrin pjesë 241 boksierë nga e gjithë europa, ndërsa 6 vendet e para në çdo peshë do të shkojnë në kampionatin botëror. Shqipëria nën drejtimin e Zef Gjonit e Skender Kurtit synon të pakten me dy boksierë të ia arrijë suksesit.