Skuadra e Vllaznisë në boks është grumbulluar në pikën turistike të Zogajve në për të zhvilluar fazën e parë përgatitore në prag të kampionatit kombëtar. Kuqeblutë ndodhen në një prej shtëpive të pushimit teksa po stërviten nga trajneri Zef Gjoni i cili pretendon fitimin e titullit të 20-të kampion për Vllazninë.
Trajneri Gjoni thotë se nuk jep siguri për titullin kampion sepse rivaliteti është shumë i madh këtë vit.Ndryshe nga kampionati i kaluar ku Vllaznia nuk arriti ta fitonte, këtë radhë thotë trajneri Gjoni ekipi ka një angazhim më të madh.Pas 4 vitesh kampionati kombëtar do të rikthehet për t’u zhvilluar në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në datat 22-25 tetor ku Vllaznia renditet mes skuadrave pretendente për titullin kampion.