Vllaznia në boks synon fitimin e titullit të 26-të në kampionatin kombëtar të boksit që do të zhvillohet këtë fundjavë për tri ditë me radhë në Shkodër. Trajneri i kuqebluve Zef Gjoni thotë se ekipi është gati ndërsa preferon të mos zbulojë ende emrat e boksierëve që do përfaqësojnë Vllazninë sepse rivaliteti është i fortë me ekipet e tjera…

Boksierët e Vllaznisë zhvilluan më përpara një fazë përgatitore në Velipojë kjo e mundësuar nga Mond Ndou i cili sipas teknikut Gjoni pritet që të jetë Presidenti i kuqebluve në të ardhmen…

Në stërvitjen e Vllaznisë është afruar si trajner edhe ish boksieri Artur Gavoçi duke qenë se një prej trajnerëve të mëparshëm ish kampioni Besnik Limani pritet që të largohet drejt Gjermanisë ku ka një pjesë të familjes…

Një prej boksierëve më të mirë të Vllaznisë Senad Drini që vjen nga një familje sportistësh thotë se objektiv të vetëm ka titullin kampion…

Vllaznia do të marrë pjesë me 8 pesha në kampionatin kombëtar të boksit më 20, 21 dhe 22 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndërsa synim mbetet që trofeu i kampionit edhe këtë herë të qëndrojë në Shkodër si ekipi absolute me më shumë trofe në vend.

Artikulli paraprakBOKS, SI PO STËRVITET KAJOSHI PAS ATENTATIT
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ PRET GJENERALIN CHRISTOPHER CAVOLI