Nga data 22-tetor deri më 3-nëntor, në Budva të Malit të Zi do të zhvillohet kampionati botëror i boksit për moshat U-18, aktivitet në të cilin merr pjesë edhe ekipi Kombëtar i Shqipërisë që drejtohet nga dy trajnerët shkodranë, Emiliano dhe Klaudio Çekini. Kuqezinjtë do të përfaqësohen me tetë boksierë, ku njëri nga këta do të jetë pikërisht nënkampioni i botës dhe i Europës, Adam Maca. Në një prononcim për “Star Plus”, një nga trajnerët e Kombëtares së boksit U-18, Emiliano Çekini, thotë se përgatitjet me boksierin Adam Maca kanë qenë intensive gjatë kësaj periudhe, pasi atë e presin ndeshje të forta
Çekini shprehet optimist për rezultat pozitiv, pasi pritshmëritë janë të larta për Adam Macën.
Duelet në Kampionatin Botëror për 18-vjeçarët pritet të jenë shumë të forta, por nisur nga forma e mirë që po kalon boksieri Adam Maca, objektivat janë madhore në këtë aktivitet që do të zhvillohet në Budva të Malit të Zi.