Kupa e Shqipërisë në boks nuk do të zhvillohet në ditët e përcaktuara në gjysmën e nëntorit por ka pësuar një shtyrje.

Në fakt është një vendim i federatës shqiptare të boksit që është ndërmarrë. Pas vendimarrjes federate e boksit ka lajmëruar edhe të gjitha ekipet për shtyerjen e Kupës. Kështu është vendosur që Kupa e Republikës në boks të jetë në muajin dhjetor dhe jo tani. Kjo ka ardhur për shkak të pjesmarrjes së boksierëve më të mirë të vendit në dy turne të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor. Një aktivitet i rëndësishëm është “Gongu i Artë”, një turne i përvitshëm ndërkombëtar që kësaj radhe do të jetë në datat 12-13 nëntor në Shkup të Maqedonisë. Vetëm pak kohë më pas një tjetër grup boksierësh do të marrin pjesë në një tjetër turne. Kësaj here do të jenë në Kosovë në turneun “Adem Jashari”, një tjetër aktivitet i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare të boksit. Në të dy këto turne boksierët kuqezinj kërkojnë medaljet e arit edhe pse rivaliteti është i madh për shkak se marrin pjesë boksier cilësor të shteteve të ndryshme. Duke marrë parasysh këto dy turne të rëndësishëm federate shqiptare e boksit ka zhvendosur Kupën nga nëntori në muajin dhjetor. Kështu trofeu i Kupës do të mbahet me 10 deri me 12 dhjetor në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës. Edhe në Kupë pritet që rivaliteti të jetë i madh mes Vllaznisë dhe Tiranës ashtu si në kampionat para pak ditësh kur kampione u shpall Tirana. Kuqeblutë patën pretendimet e tyre në kampionat dhe tashmë pritet që të kthejnë reston në Kupë duke pretenduar fitimin e këtij trofeu.

Artikulli paraprakPROBLEMET NGA PËRMBYTJET NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërSHQIPËRI-IZRAEL, DE BIAZI GATI FORMACION SULMUES