GJONI: SYNOJMË TË FITOJMË TË PAKTEN DY MEDALJE, KEMI MUNGESA. Tashmë çdo gjë është gati për startin e turneut europian të boksit, “Memorial Vllaznia 2015” i kthyer tashmë në një traditë të përvitshme.
Trajneri i ekipit kombëtar, Zef Gjoni thekson se ekipi i tij do të synojë të bëjë paraqitjen më të mirë të mundshme, ku dihet se ka shumë mungesa por që i ka shfrytëzuar për të krijuar hapësira për të tjerë boksierë. Memorial Vllaznia do të zhvillohet për tre ditë radhazi dhe në fund ekipi i Shqipërisë synon të bëjë një paraqitje dinjitoze. Aktiviteti do të fillojë diten e enjte për të përfunduar të shtunen Natyrisht mbetet për tu parë dhe niveli i boksierëve pjesmarrës ku këtë herë mendohet se janë më të mirë se vitet e tjera.