Ky është Adam Maca, nënkampioni i botës në boks për 16 vjeçarët i cili u prit në aeroportin e Rinasit për të festuar këtë sukses të arritur në Armeni pak ditë më parë. Maca siguroi me kombëtaren shqiptare një prej rezultateve më të larta në historinë e boksit shqiptar nën drejtimin e trajnerit shkodran Klaudio Çekini. 16 vjeçari ndjehet i lumtur që mes Anglisë dhe Shqipërisë zgjodhi kombëtaren kuqezi.

“Jam shumë i lumtur që zgjodha Shqipërinë dhe që arrita të shpallem nënkampion bote. Ishin ndeshje të vështira por me shumë punë ia arritëm. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe jam i kënaqur që arrita të shkruaj historinë me flamurin kuqezi. Shpresoj që në të ardhmen do të sjell të tjera medalje dhe do jemi pjesë e historisë”.

Trajneri i 16 vjeçarëve të Shqipërisë Klaudio Çekini thotë se ky sukses i Adam Macës por edhe kombëtares që drejton është një arritje e madhe.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Florend Kalivopulli e cilëson fitimin e titullit nënkampion bote nga Adam Maca si rezultatin më të lartë në historinë e boksit shqiptar.
Zëvendës Ministri i Sporteve Endrit Hoxha thotë se qeveria shqiptare tashmë ka ndryshuar qasje sa i përket mbështetjes financiare për sportistët.

Për babain e nënkampionit Maca tashmë nuk ka kthim pas, do vijojë që boksieri i talentuar të jetë pjesë e Shqipërisë.

Adam Maca arriti deri në finalen e kampionatit botëror për 16 vjeçarët në Armeni ndërsa në finale edhe pse bëri një ndeshje dinjitoze nuk arriti të shpallet fitues. 16 vjeçari është një boksier premtues në të ardhmen.

Artikulli paraprakGRUEMIRË, VIDHET NATËN SHKOLLA E MESME
Artikulli tjetërAMP BËN BILANCIN PËR NËNTORIN: DY POLICË U ARRESTUAN, 11 DOSJE NË PROKURORI