Për herë të parë në sportin e boksit do të zhvillohet Kupa mbarëkombëtare. Ai që e bën të ditur një gjë të tillë është trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni, njëkohësh edhe i kombëtares shqiptare të boksit.
Gjoni thotë se Kupa mbarëkombëtare ku marrin pjesë boksier shqiptar të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi apo edhe të tjerë që janë në vende të ndryshme të Europës do zhvillohet në datat 14-15 dhjetor.Në kupën mbarëkombëtare Vllaznia do jetë pretendente thotë trajneri Gjoni por skuadra nuk është e plotë sepse disa prej boksierëve shkodran kanë probleme shëndetësore.Kupa mbarëkombëtare do të zëvendësojë Kupën e Republikës të Shqipërisë dhe është menduar që të zgjerohet për t’i dhënë mundësi të gjithëve por edhe për të shtuar pjesëmarrjen dhe rivalitetin.