Kombëtarja U-16 e Shqipërisë në boks është gati për pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik. Pjesë e ekipit kuqezi janë dy boksierët e talentuar të ekipit “Tërbuni Boks”, Kristian Jubani dhe Jurgen Lazri. Trajneri Emiliano Çekini, në prononcimin e tij të dhënë për mediat, foli me superlativa për cilësinë e dy boksierëve të tij, kjo bazuar edhe në formën e mirë sportive të tyre. Çekini tha se është shumë optimist që të dy boksierët do t’i sjellin Shqipërisë Medalje të Arta.
Edhe boksieri Jurgen Lazri është optimist që do të sigurojë një medalje në Kampionatin Ballkanik.
Kampionati ballkanik do të zhvillohet këtë fundjavë në Serbi, teksa synimet e Kombëtares së Shqipërisë U-16 janë madhore.