“Nata e Kampioneve” është mbrëmja në të cilën tifozët shkodran do të shijojnë ndeshjet e boksit profesionist që do të zhvillohen më 22 janar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kështu në ring do të zbresin Senad Drini, boksieri që prej vitesh stërvitet nga Jetmir Kuçi. Më pas radhën do ta ketë fieraku Xhuljo Vrenozi dhe në fund dy shkodranët Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa. Ky i fundit siguron se do jetë një mbrëmje me shumë emocione dhe një boks të vërtetë profesionist ndërsa përballë do të ketë kampionin e Çekisë Pavek Sour.
Edhe shkodrani tjetër Kajoshi shpreson që të realizojë fitoren e pestë në boksin profesionist përballë bjellorusit Aliaksandr Dzemka.
Pallati i sportit “Qazim Dervishi” pritet që të jetë i mbushur me tifozët për t’i dhënë mbështetjeve tre boksierëve shkodran Drini, Kajoshi dhe Hysa si dhe fierakut Vrenozi në këtë mbrëmje të veçantë të boksit profesionist.