Dy boksierët shkodran Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa triumfuan në ndeshjet e tyre të radhës në boksin profesionist. Në ndeshjet që u zhvilluan në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër Kajoshi përballë lituanezit Andresjs Volincuks fitoi që në raundin e parë me tre nogduame. Kjo është fitorja e shtatë për Kajoshin në boksin profesionist.
Ndërkohë shkodrani tjetër Nelson Hysa në peshën e rëndë siguroi fitoren e nëntë radhazi në boksin profesionist teksa përballë kishte Ëillbeforce Shihepo nga Namibia. Ndeshja u mbyll në raundin e katërt pas tërheqjes së Shihepo pasi mori katër nogdaume nga Hysa i cili synon një rritje të mëtejshme.
Trajneri Zef Gjoni shprehet i kënaqur me suksesin e arritur nga boksierët shkodran në arenën ndërkombëtare.
Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa synojnë që të renditen mes 100 më të mirëve të botës me ndeshjet që do të zhvillojnë në vazhdimësi. Ndërkohë më përpara u zhvillua edhe një ndeshje tjetër mes Vikapika Meroro nga Namibie dhe Viktar Chvarkoi nga Polonia që u fitua nga polaku. Në këto ndeshje e pranishme ishte Alina Shatemikova nga Ukraina, përfaqësuese e Federatës Ndërkombëtare të Boksit profesionist duke patur rolin e supervizores së aktivitetit.