Boksieri i talentuar lezhjan Jurgen Uldedaj ka shkëlqyer sërish në ringun evropian. Ai ka fituar sfiden e radhes me rivalin e tij gjerman Sven Haselhun.

Ne ndeshjen e zhvilluar në Laipsig Arena në Gjermani, 18-vjeçari shqiptar arriti të dominojë të gjitha raundet duke marrë një fitore të paster, kunder boksierit 31-vjeçar gjerman me 23 ndeshje te zhvilluara në boksin profesionist. Ndeshja e zhvilluar është pritur si një nga sfidat me të forta në këtë sport, ndërsa mediat gjermane e kanë përkufizuar boksierin shqiptar si një super talent. Në shkrimet e tyre gazetaret gjerman i janë referuar karrieres gjithnjë në rritje të boksierit shqiptar Uldedaj. Në këtë sfidë boksieri 18-vjeçar ka treguar një përgatitje të shkëlqyer dhe një gjendje shumë të mirë fizike. Për të ndjekur këtë sfidë të rëndësishme në sportin e boksit që u zhvillua në Gjermani ka patur një pjesëmarrje të madhe edhe të tifozëve shqiptar të cilët ishin në mbështetje të talentit shqiptar. Uldedaj i është bashkuar një skuadre profesioniste në Gjermani dhe tashmë po tregon qartazi se ka një të ardhme të suksesshme dhe plot me arritje përpara.

Artikulli paraprak“GRABITJA” POLICIA JEP DETAJET ZYRTARE
Artikulli tjetërKISHA ORTODOKSE, BARDELI JEP TITULLIN “MIRËNJOHJA E QARKUT”