Ky është Artur Gavoçi.

Ish-kampioni i njohur i boksit shkodran dhe atij shqiptar është rikthyer sërish të kontribuojë për ngjyrat e Vllaznisë në postin e trajnerit. 15-herë ish-kampioni i vendit flet për këtë rikthim të tij pranë boksit shkodran edhe njëherë tjetër.

Gavoçi flet për të kaluarën, por edhe momentet më të vështira dhe pengun që i ka mbetur në karrierën e tij si boksier.

Ish-kampioni thotë se sot palestra ka më pak të rinj, duke qenë se edhe të ardhurat dhe shpërblimet mungojnë.

Rikthimi sërish në staf i Artur Gavoçit padyshim që është një lajm shumë i mirë dhe një ndihmëse e madhe për Vllazninë, sepse boksi shkodran dhe shqiptar ka nevojë për emra të tillë të rëndësishëm që kanë shkruar historinë e këtij sporti në vite.

Artikulli paraprakMBËRRIJNË NË SHËNGJIN EMIGRANTËT E PARË
Artikulli tjetërLAÇI LUAN NË SHTËPI ME VLLAZNINË