Përpara kampionatit kombëtar të boksit, boksieri i Vllaznisë Arjon Kajoshi i cili më 7 shtator të këtij viti i shpëtoi një atentati me armë zjarri po stërvitet në mënyrë të kufizuar. Kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni thotë se pavarësisht ngjarjes së rëndë që përjetoi është i gatshëm për kampionatin kombëtar që do të jetë këtë fundjavë ndërsa po bëhet gati edhe për ndeshjen e radhës në boksin profesionist më 26 shtator në Londër dhe se në mënyrë graduale po forcohet psikologjikisht për të lënë pas atë që ndodhi…

Nisur nga atentati kriminal me armë zjarri, Kajoshi ka patur raste kur trajnerët kanë shkuar për ta stërvitur në shtëpinë e tij thotë tekniku Gjoni. Arjon Kajoshi mundet të dalë lirisht shprehet trajneri Gjoni por për të atentati ka qenë shokues ndaj edhe është ende herët që boksieri i Vllaznisë të lëviz normalisht si më përpara deri sa të jetë i gatshëm plotësisht nga ana psikologjike.

Boksieri Arjon Kajoshi po kthehej nga stërvitja në shtëpinë e tij mesditën e 7 shtatorit të këtij viti kur papritur automjeti me të cilin po lëvizte u qëllua me armë zjarri. Pas ngjarjes policia vendore e Shkodrës shpalli në kërkim autorin e dyshuar A. Bruçi i cili dyshohet se e ka qëlluar për një konflikt të mëparshëm të babait të tij me vëllanë e Kajoshit në muajin qershor. Bruçi vijon që të jetë ende në kërkim nga policia.

Artikulli paraprak3 MIJË TURISTË NË MUZEUN E DËSHMISË
Artikulli tjetërBOKS, GJONI: GATI TË FITOJMË TROFEUN