FITOJNË DY PËRBALLJE ME KO, MURIQI BOKSIERI MË LUFTARAK. Tre medalje ka sjellë ekipi i Vllaznisë për moshat U-16 pas turneut të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.

Kuqeblutë janë paraqitur me pesë boksierë. Prej tyre, tre kanë arritur të fitojnë, ndërsa dy të tjerë janë mposhtu me pikë. Në peshën 54 kg, Armend Arazi ka humbur me pikë pas tre raundeve. Në peshën 63 kg, Ergys Demi ka fituar me knockout në raundin e dytë. Ndërkohë në peshën 66kg, Agron Muriqi, fitoi me knockout që në raundin e parë. Ndërkohë në peshën 75 kg, Izmir Alija fitoi me pikë pas tre raundeve. Ndërsa boksierii dytë që ka humbur është Albert Kapaj në peshën 91 kg me pikë pas tre raundeve. Ajo që vlen për tu theksuar është se Vllaznia është ekipi që siguroi më shumë medalje, ku dhe arriti të fitonte dhe medaljen e boksierit më të mirë. Pikërisht këtë çmim e ka fituar Agron Muriqi në peshën peshën 66 kg, që fitoi takimin me knockout që në raundin e parë. Muriqi po ashtu është shpallur dhe boksier i prespektivës, pasi është shpallur dy herë kampion kombëtar për moshat duke marrë dhe medalje ari. Ai shumë herë ka fituar tituj e bokiserëve më luftarak. Ai në 6 ndeshje të zhvilluara ka 6 fitore, ku pesë prej tyre I ka të mbyllura para kohe me KO.Ndërkohë boksieri 15 vjeçar është duke u përgatitur për kampionatin kombëtar ku kërkon të shpallet dhe kampion kombëtar. Më këto arritje ekipi i Vllaznisë në boks, shpreson për të tjera arritje jo vetëm në Shqipëri por dhe në arenen ndërkombëtare.

STAR PLUS TV

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/_OkWLZdagjo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

www.starplus-tv.com

Artikulli paraprakSTRATEGJIA ANTITRAFIK
Artikulli tjetërCHAMPIONS, S’KA FITUES NË DY NDESHJET E PARA TË 1/8-AVE