Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë në boks Zef Gjoni ka hedhur akuza ndaj ndeshjes finale mes Gjetan Ketës dhe boshnjakut Sladan Janjanin, e fituar nga shqiptari Gjeta në kategorinë WBU.

Trajneri Gjoni thotë se ajo është një finale e trukuar, jo reale dhe në një kategori të panjohur siç është WBU.

Trajneri i kombëtares si specialist i boksit tregon edhe një prej arsyeve të trukimit në ndeshje e Gjetan Ketës.

Për kampionin Keta dhe gjithë boksierët e tjerë trajneri Gjoni ka edhe një sfidë direkte.

Kombëtarja dhe ekipet shqiptare tha trajneri Gjoni në përfundim kanë nxjerrë boksierë cilësorë që kanë marrë medalje botërore dhe të tjerë që vijojnë të pretendojnë ndaj sipas tij është e turpshme që të organizohen ndeshje si ajo e Gjetan Ketës pa asnjë lloj vlere.

Artikulli paraprakVAU-DEJËS, RIKONSTRUKSION NË SHKOLLA
Artikulli tjetërEKSPLOZIV BANESËS KU JETON DREJTORI I OSHEE NË FUSHË KRUJË