Skuadra kombëtare e Shqipërisë është nisur për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Trajneri i kombëtares Zef Gjoni shprehet se kësaj radhe ky turne ka një rivalitet të madh duke qenë se marrin pjesë shumë shtete me boksierët e tyre më të mirë. Vetë disa prej boksierëve që do përfaqësojnë Shqipërinë në turneun “Adem Jashari” shprehen se do tentojnë që të marrin medalje. Shqipëria në boks bëri një paraqitje të mirë edhe në turneun “Gongu i Artë” që u zhvillua në Shkup teksa arriti të marë dy medalje dhe të njëjtin sukses do tentojë edhe në turneun “Adem Jashari”.

Artikulli paraprakQKF MALËSI E MADHE ORGANIZON “BILBILAT E VEGJËL KËNDOJNË”
Artikulli tjetërNËNTOR 1944