Me dy tituj kampion dhe 20 pikë të grumbulluara Vllaznia shpallet ekipi kampion i Shqipërisë në boks për 18 vjeçarët.
Kampionati për të rinjtë u zhvillua për dy ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nga ku Vllazia u shpall kampione.
KALIVOPULLI: NË 2016 PRIORITET BOKSIERËVE TË RINJ
Presidenti i federatës shqiptare të boksit Florend Kalivopulli i sapozgjedhur thotë se në vitin 2016 do t’i jepet prioritet elementit të ri në boksin shqiptar.
Në fund u dhanë çmimet edhe për më të mirët teksa Mario Sokoli i ekipit Enea u shpall boksieri më i mirë teknik, Albert Kapaj i Vllaznisë boksieri më luftarak dhe Muhamet Mema i Teutës më i miri i aktivitetit. Përveç Kapaj për Vllazninë titullin kampion e fitoi edhe Esmeraldo Sylja ndërsa shkodranët humbën 3 ndeshje të tjera finale.